Shërbimet për Autizmin në Qendrën PTC
Në Qendrën PTC, jemi të përkushtuar për të ofruar mbështetje të plotë për fëmijët me spektër autik dhe familjet e tyre. Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh të personalizuara që ndihmojnë në zhvillimin dhe mirëqenien e tyre, duke siguruar kujdes gjithëpërfshirës që përfshin aspektet edukative, terapeutike dhe mjekësore.
1000+
Seanca Këshillimi të Kryera
150+
Fëmijë të Diagnostikuar me Autizëm
300+
Familje të Mbështetura me Shërbime Terapeutike
95%
Përmirësim në Aftësitë e Komunikimit Pas Ndërhyrjeve të Hershme
Qasja Jonë Gjithëpërfshirëse për Fëmijët me Autizëm
Shërbimet tona janë të krijuara për të mbështetur çdo fëmijë në mënyrë unike, duke adresuar nevojat e tyre individuale. Ekipi ynë multidisiplinar përbëhet nga specialistë të trajnuar për të ofruar mbështetje në fushat e zhvillimit kognitiv, sjelljes, gjuhës, dhe aftësive sociale.
Shërbimet përfshijnë
- Terapia e Zhvillimit: Mbështetje individuale për përmirësimin e aftësive sociale dhe komunikimit.
- Edukim Special: Plan i personalizuar arsimor i përshtatur për nevojat dhe aftësitë e fëmijës.
- Terapia e Sjelljes (ABA): Trajtimi për të zhvilluar aftësitë e sjelljes dhe menaxhimin e sjelljeve të vështira.
- Terapia e Folurit: Ndihmon fëmijët me vështirësi në komunikim për të zhvilluar aftësitë e tyre verbale.
- Mbështetje për Familjet: Këshillim dhe mbështetje për prindërit për të menaxhuar sfidat e përditshme.
- Terapia DIR: Qasje e orientuar drejt zhvillimit që përqendrohet në nevojat individuale të fëmijës dhe marrëdhëniet e tij me të tjerët.
- Terapia DIS: Fokusohet në përmirësimin e aftësive dhe zhvillimin e fëmijëve duke marrë parasysh dallimet individuale në zhvillim.
- ESDM: Program i strukturuar për fëmijët e vegjël me autizëm, i dizajnuar për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive sociale, komunikimit dhe sjelljes.
Stafi Mjekesor
Selman Drizi
Viola Gavani
Ani Cifligu
Svjetllana Skorovoti
Megi Kajo
Konsulta Online
Ne ofrojmë takime online, për t’ju shërbyer më afër. Rezervoni takimin tuaj në linkun më poshtë dhe të flasim për të vegjëlit tuaj.
Fabiola