Sherbimet Tona
Klasat e Kreativitetit
Klasat e kreativitetit janë ndër momentet më të pritura nga fëmijët. Ato ndihmojnë në zhvillimin e imagjinatës dhe shprehjes krijuese, duke i nxitur fëmijët të përballen me sfida të reja në mënyrë inovative.
- Arte (Muzikë, Art Pamor, Craft, Kërcim, Teatër)
- Gjuhë dhe Komunikim (Shqip, Anglisht, Italisht, Gjermanisht, Frengjisht)
- Matematikë dhe Robotikë
- Shkenca Natyrore (Fizikë, Kimi, Dituri Natyre)
- Shoqëria dhe Mjedisi (Qytetari, Histori, Gjeografi)
- Edukim Fizik dhe Shëndet
- Teknologji dhe Aftësi të TIK
Seanca Terapie Psikologjike
Seancat psikologjike ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe përballjen me çështje emocionale dhe sjellore. Psikologët tanë të përkushtuar ofrojnë mbështetje për të gjitha moshat dhe nivelin e aftësive, duke siguruar një qasje gjithëpërfshirëse.
Këshillim për Prindër dhe Fëmijë
Seancat e këshillimit për prindërit dhe fëmijët ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve prind-fëmijë dhe mbështesin zhvillimin e shëndetshëm të prindërimit. Profesionistët tanë punojnë me prindërit që hasin vështirësi në rritjen e fëmijëve.
Testime dhe Vlerësime Psikologjike
Testimet psikologjike, si IQ dhe VABS, ndihmojnë në vlerësimin e zhvillimit të fëmijëve dhe identifikimin e çështjeve të mundshme, si autizmi dhe ADHD. Ofrojmë gjithashtu teste mineralograme për analizimin e toksinave në trup.
Fabjola, dhe konsultat ne Qendren PTC me lehtesuan prinderimin. Duke u perballur me streset e shumta gjate dites, dhe me fazen e adoleshences te djalit tim shendeti im mendor u nderlikua. Kam ndjekur seancat e Keshillimit Prinderor dhe ate te Terapive Psikologjike dhe gjendja ime dhe e femijes eshte e permisuar tani.
Shpresa
Durres